Google search engine
Home Aktualitet “Po vidhen informacione, do i përdorin në fushatë”/Zbulohetçfarë fshihet pas hackerimit të...

“Po vidhen informacione, do i përdorin në fushatë”/Zbulohetçfarë fshihet pas hackerimit të aplikacionit ‘WhatsApp’

0
236

Webmasteri, Gentian Progoni tha se hackerimi i aplikacionit “WhatsApp” po bëhet për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Progoni është shprehur se ka informacione se po targetohen personazhe publike, në mënyrë që t’u prishin punë për zgjedhje.

Më tej në fjalën e tij, Progoni është shprehur se nuk është rastësi që sulmi ka nisur vetëm pak muaj ditës së zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda në Opinion

Gentian Progoni: Konkretisht nuk është rastësi. Po vidhet informacion pa fund para fushate.

Blendi Fevziu: Ka lidhje me fushatën?

Gentian Progoni: Unë kam informacione që ka shumë lidhje. Informacionet që po vidhen do të përdoren për të denigruar figurat e njohura publike, ose kandidatë.

Blendi Fevziu: Ti e lidhe me fushatën na fute në një lëmsh tani, hajde ta zgjidhim.

Më tej, ai ka shtuar se paralelisht me sulmin ndaj aplikacionit, por ndërtohen edhe domain portalesh që nxjerrin informacione dhe “fake-neës”.

Gentian Progoni: Me informacionet që kam deri tani ka shumë lidhje me zgjedhjet. Informacionet që po vidhen do të përdoren gjatë fushatës

Pyetje: A ka ngjashmëri me atë që ka ndodhur në SHBA?

Gentian Progoni: Është shumë e ngjashme sepse në paralele po hapen domain të çuditshme dhe portale që nxjerrin informacione dhe lajme me tituj bombastik. Të dyja këto kanë lidhje sepse edhe domain janë regjistruar në këto shtete nga ku edhe po sulmohet aplikacioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here