Google search engine
Home Politike Drejtesi Përgjimet e “Ndrangheta”-s/ Prokuroria nis hetimin e tenderave, sekuestrohen dosjet që nga...

Përgjimet e “Ndrangheta”-s/ Prokuroria nis hetimin e tenderave, sekuestrohen dosjet që nga viti 2013

0
266

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet e tenderave, lidhur me përgjimet e “Ndrangheta” nga Antimafia italiane. Sipas informacioneve, SPAK ka kërkuar dosjet që janë dhënë nga viti 2013 e deri më sot pasi hetuesit kanë kërkuar informacion mbi tenderat që përmenden në përgjime. Ndërkohë SPAK ka marrë listën e përkthyesve në Ministrinë e Drejtësisë për të përkthyer në shqip materialet e dosjes së “Ndrangheta”-s. Kujtojmë se pak ditë më parë, SPAK nisi hetimet për përgjimet e bujshme për “Ndrangheta”-n ku përmenden disa kontaktet me politikanë të rëndësishëm në Shqipëri. SPAK njoftoi se procedimi penal është regjistruar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Sipas SPAK, regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuar në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë. Konkretisht kujtojmë se në datë 22 janar të këtij viti megaoperacioni italian kundër mafies i koduar “Ndrangheta” goditi një grup të madh personash, të cilët kanë përfunduar në pranga nga policia italiane. Konkretisht referuar mediave italiane në këtë datë u ekzekutuan gjithsej 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Ndërsa theksohet se, nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, të identifikuar me iniciale H. B., i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, O. H., e cila është lënë në masën e arrestit “Detyrim paraqitje”. Sipas informacioneve, mësohet se persona shumë të rëndësishëm në “Ndrangheta” kanë patur lidhje të fortë me shqiptarët sa u përket planeve korruptive. Kjo pasi dyshohet se një shtetas italian me iniciale A. G., i datëlindjes 1980, 41 vjeç, i cili për anëtarët njihej si “Princi” dhe biznesmeni që mbante lidhjet me familjen mafioze “Ndrangheta”, rezulton se ka një biznes në qendër të ish-Bllokut në Tiranë.

Megaoperacioni i antimafias italiane

Në mesin e personave të përmendur gjatë megaoperacionit të antimafias italiane, të koduar “Basso profilo”, pjesë e operacionit “Ndrangheta”, figuron dhe emri i një gruaje shqiptare Oh.H. Kujtojmë se 47 persona kanë përfunduar në pranga, 59 kompani, 45 banesa dhe 29 automjete janë sekuestruar. Janë sekuestruar po kështu 77 llogari bankare e një mjet lundrues. Ndër të tjera është urdhëruar ndalimi i qëndrimit në komunën e Katanzaros dhe ndalimi i ushtrimit të profesionit për një periudhë prej një viti për noterin Rocco Guglielmo. Masa paraprake e ndalimit të qëndrimit në të njëjtën komunë së bashku me detyrimin e paraqitjes në polici u dha dhe për shqiptaren të cilën shtypi italian e identifikon si O. H.. Rreth 370 forca policore, prej të cilëve 200 pjesë e trupave të Antimafias italiane, e 170 forca të përbëra nga Guardia di Finanza e të Policisë së Shtetit kanë marrë pjesë në operacion. Deri tani, ai ka zbardhur një aktivitet të paligjshëm parash me vlerë mbi 300 milionë euro. Publikimi i përgjimeve krijoi një debat të madh në vend, me akuza dhe kundërakuza mes forcave politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here