Google search engine
Home Aktualitet KPA i vë vulën, prokurori i njohur që kishte problem me deklarimin...

KPA i vë vulën, prokurori i njohur që kishte problem me deklarimin e pasurisë dhe i ishte refuzuar hyrja në SHBA mbetet jashtë sistemit të drejtësisë

0
211

Që nga sot prokurori Eugen Beci është përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin nga detyra të Becit, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda edhe kandidat për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Beci ka pasur problem me deklarimin e pasurisë si dhe ka fshehur refuzimin e hyrjes në SHBA përmes anulimit të vizës.

Gjithashtu, prokurori i Krimeve të Rënda rezultoi se kishte probleme me një apartament si dhe me shlyerjen e një kredie të marrë për blerjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here