Google search engine
Home Bota Grabitje si nëpër filma, hajdutët ndalojnë makinën në mes të rrugës, marrin...

Grabitje si nëpër filma, hajdutët ndalojnë makinën në mes të rrugës, marrin çantën nga mjeti ngjitur

0
223

Një vjedhje e pazakontë por e ngjashme me skenat e filmave të Hollywood, është kapur në San Francisco nga një kamerë që ishte e vendosur brenda një veture.

Videoja e postuar në Twitter, shfaq një Honda të zezë që ndalet pas një tjetër makine me ngjyrë të hirtë që ishte ende në lëvizje.

Në një moment kur e zvogëlon shpejtësinë vetura, nga Honda del një burrë i cili pa u menduar dy herë e thyen xhamin e bagazhit dhe nxjerr një çantë.

Gjithçka zhvillohet brenda shtatë sekondave, ndërsa personat që ishin në veturë dhe ishin viktimë e vjedhjes dalin nga mjeti, hajduti largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Mediat amerikane raportojnë se brenda çantës kishte pajisje për kamera dhe dron që kapin vleren e 7 mije dollareve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here