Një shpërthim i telekomanduar me tritol ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Bëhet me dije se pronari i makinës ku ndodhi shpërthimi është shtetasi Gj. Mema.
Mësohet se Mema është një person, që ka rekorde kriminale.
Ai kishte një dënim në Shqipëri për armëmbajtje pa leje. Mema, ndërkohë ishte dënuar edhe në Francë e Itali, për veprat penale “vjedhje me armë me dhunë”.
Njoftimi i plotë
Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.









































