Google search engine
Home Politike A përfitojnë nga rindërtimi ata që nuk kanë dokumente pronësie? Rama sqaron:...

A përfitojnë nga rindërtimi ata që nuk kanë dokumente pronësie? Rama sqaron: Ne nuk mund të lëmë…

0
223

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një qytetari në Sukth, i cili e pyeti nëse do të përfitojnë nga procesi i rindërtimit të gjithë ata që nuk kanë dokumente pronësie.

Rama tha se të gjitha shtëpitë e humbura do të rindërtohen.

“Ne nuk mund të lëmë pa rindërtuar një shtëpi, vetëm se nuk kanë pasur dokumentin e pronësisë. Të gjitha shtëpitë e humbura do të rindërtohen”,- tha Rama.

Më tej, kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako sqaroi më hollësisht situatën.

“Në njësinë administrative Sukth kemi 40 familje përfituese nga procesi i rindërtimit, dhe në 36 ka filluar puna. Të njëjtin problem kanë pasur të gjithë banorët në zonën e Sukthit.

E kemi zgjidhur këtë problematikë duke përfshirë njësinë administrative, institucionet e OSHE-së dhe të ujësjellës kanalizmeve, si dhe kryepleqtë e fshatit në mënyrë që të vërtetojnë që këta banorë janë vendosur për më shumë se 20 vite në këtë zonë. Duke pasur këto dokumente dhe sot jemi në këtë proces.

Me VKM e ndryshuar, qytetarëve që nuk mund t’iu ndërtohet banesa në vendin ku kanë qenë më përpara, mund të aplikojnë në Bashki dhe të marrin fondin për ta rindërtuar vetë shtëpinë”,- tha kryebashkiakja e Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here