Pas nisjes së hetimeve, SPAK ka nisur mbledhjen e provave në lidhje me përgjimet e ‘Ndranghetas’.
Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar shkresa nga Agjencia e Prokurimit Publik, për hetimin e nisur pas përgjimeve në Itali.
Sipas informacioneve, SPAK ka kërkuar listën e tenderëve që janë dhënë nga viti 2013 e deri më sot.
Mësohet se hetuesit kanë kërkuar informacion mbi tenderat që përmenden në përgjime.
Pak ditë më parë SPAK vendosi të hapë hetimet, ndërsa kreu Arben Kraja iku në Romë për të marrë dosjen e plotë hetimore të prokurorisë Antimafia.








































