Google search engine
Home Aktualitet Plagosi me armë zjarri 30-vjeçarin tek rruga 5 Maj, arrestohet i...

Plagosi me armë zjarri 30-vjeçarin tek rruga 5 Maj, arrestohet i riu në Tiranë

0
240

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Kevin Cungun, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Kevin Cungu në shtator të 2020, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi në këmbë 30 vjeçarin Rexhep Xhekaj Gjeli, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here