Google search engine
Home Politike Kërcënohet me jetë politikani: Duan të më fusin plumbin në prag të...

Kërcënohet me jetë politikani: Duan të më fusin plumbin në prag të fushatës elektorale

0
252

Kryetari i Partisë Lëvizja e Re, Arian Galdini kërkon arrestimin urgjent të personit që e ka kërcënuar me jetë në rrjetet sociale.

Ai shkruan se “të shkruajë kaq lehtë dikush në facebook se do ti fusë plumbin një njeriu, një Kryetari Partie në prag të fushatës elektorale është vetëm turpi i Shtetit…”.

“I thuaj Arianit se do ti fus plumbin.

Ja ky është mesazhi që i ka çuar ky anonimi Alban Kokallajt për mua.

Ky anonimi do më fusë plumbin mua.

Ja kjo është Shqipëria.

Ku është Shteti?

Ku është Policia?

Ku është Prokuroria?

Ky njeri që fshihet pas këtij Profili fallco, duhet të gjehet urgjentisht e të arrestohet pa pikën e mëshirës.

Jo se trembem unë.

Por se në Shqipëri, duhet ndalur terrori dhe frika nga mendimi ndryshe politik.

Të shkruajë kaq lehtë dikush në facebook se do ti fusë plumbin një njeriu, një Kryetari Partie në prag të fushatës elektorale është vetëm turpi i Shtetit…

Ku është Shteti?

Ku?”, shkruan Galdini.

Zgjedhjet po afrojnë! Kërcënohet me jetë kryetari i

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here