Google search engine

    E rëndë në Shkodër/ Gjendet e pajetë 47-vjeçarja. Policia: Dyshohet të jetë dhunuar

    0
    247

    Një 47-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në fshatin Bajzë në Malësinë e Madhe.

    Sipas informacionit paraprak të policisë në trupin e saj është konstatua shenja dhune dhe për pasojë mund të ketë humbur jetën.

    NJOFTIMI

    Malësie e Madhe/Informacion paraprak
     
    Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe.
     
    Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.
     
    Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
     
    Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here