Kryeministri Edi Rama ka qenë në një lagje në Ndroq, për të vizituar shtëpitë e rindërtuara.
Rama është takuar edhe me një nga banorët e lagjes, e cila i është ankuar se rruga i merr tokën dhe vendin e lopës. Zonja i ka shoqëruar Ramën, Veliajn dhe Ahmetajn dhe nuk i ka lënë të largohen pa u treguar hallin e saj.
Pjesë nga biseda
Rama: A të vij dy minuta?
Banorja: Po ore hajde
Rama: Pse nuk deshët që të vij?
Banorja: Covid-i
Rama: A deshët që mos të më zejë mua Covid-i.
Banorja: Do më heqin vendin e lopës.
Rama: Do të heqin vendin e lopës, por do të japin vend tjetër. Bile Bile duhet të të sjellë edhe një lopë tjetër, ose një dem.
Më pas biseda ka vazhduar dhe duke parë komunikimin e banores, Rama i ka sugjeruar përgjegjësit të zonës që ta marrë në punë.
“Unë të sugjeroj që këtë zonjën ta marrësh si përgjegjëse për disiplinën e punëtorëve. Ti japësh një pagë dhe të futet në rresht të punëtorëve dhe ti ska nevojë të vish më. Kjo të shikon, lopët pemët e të gjitha. Ja sa është ora inxhinieri ka ikur, po të jetë kjo këtu e di si rri ti këtu apo jo”,-tha Rama.








































