Google search engine

    U ekzekutua me 20 plumba, klubi i bën dedikimin prekës

    0
    244

    40-vjeçari, G. Qarri, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e të shtunës, 6 shkurt, në Vlorës ishte i apasionuar pas motorave Vespa.

    Klubi i motorëve Vespak i qytetit bregdetar ka bërë një dedikimin prekës në faqen zyrtare të klubit në facebook për një prej antarëve të saj.

    “Me hidhërim të thellë lajmërojmë largimin nga jeta e shokut dhe mikut tonë vespist G. Qarri ( Gece). Do na mungosh” .

    Ngjarja e rëndë u regjistrua në afërsi të bibliotekës në lagjen “28 nëntori” të Vlorës.

    Viktima u qëllua me armë zjarri të llojit kallashnikov ndërsa po lëvizte në këmbë, ndërkohë që autorët e kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

    Në drejtim të Gentian Qarrit është qëlluar me 20 plumba. Viktima ishte i martuar dhe baba i një vajze të vogël.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here