Pasditen e sotme kryetari i PD lulzim Basha zhvilloi në selinë blu një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve.
Fokusi i diskutimit ishte në zgjedhjet e 25 prillit, ku kryedemokrati u ka dhënë disa porosi drejtuesve politikë.
“Ekipi politik tani është i plotë. Të gjithë të jenë në terren. Programi që po shpalosim t’u thjeshtëzohet qytetarëve. Të flasim me qytetarët në zona, të evidentohet ekipi ynë. Shqiptarët ta kuptojnë se ne kemi një alternativë, ne jemi ndryshe” ishin disa nga porositë e Bashës.
Kjo ishte mbledhja e parë e Lulzim Bashës pas caktimit të drejtuesve të qarqeve. Në Tiranë fushatën e PD do ta udhëheqin Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka. Në Lezhë Mark Marku, në Berat Tomorr Alizoti, Edmond Spaho në Korçë, në Dibër Xhelal Mziu, Helidon Bushati në Shkodër, në Vlorë është caktuar bujar Leskaj, në Elbasan Gazment Bardhi, Edi Paloka në Durrës, Enkelejd Alibeaj në Fier dhe Flamur Hoxha në Kukës.