Google search engine

    Ngjarje e rëndë në Tiranë, plagosen tre persona, mes tyre dy policë

    0
    262

    Një aksident është regjistruar ditën e sotme tek “kryqëzimi i Bërxullit” në kryeqytet. Në aksident është përfshirë një automjet i policisë dhe si pasojë e përplasjes janë lënduar dy punonjës policie dhe pasagjerja e automjetit tjetër.

    Sipas policisë të lënduarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here