Google search engine
Home Politike Kryeministri Rama jep lajmin e shumëpritur

Kryeministri Rama jep lajmin e shumëpritur

0
237

Kreu i qeverisë Edi Rama ka inspektuar mbrëmjen e sotme punimet në “Ish-Sheshin Shqiponja, ku në bashkëbisedim me inxhinierët zbuloi se hyrja e re e Tiranës do jetë gati deri në 15 mars.

Ndërkohë të pyetur nga Rama, inxhinierët thanë se vepra e plotw do të jetë gati në dhjetor të 2021-it.

“Për një muaj deri në 15 mars bëhemi gati për të kaluar këtu një pjesë të trafikut, ne do e përdorim fillimisht për mbarëvajtjen e trafikut deri në përfundim të projektit.

Qytetarët kanë pasur ankesa, duke qenë se këtu punohet nëntokë ata dhe pyesin se kur punohet dhe ku punohet, këtu punohet me tre turne. Po punohet paralelisht dhe në lotin e dytë. Ka qenë një punë shumë e madhe për t’u bërë. Kemi pasur reshjet që kanë nisur në fund të dhjetorit, që e kanë vështirësuar, nesër, do të fillojnë prapë reshjet dhe duhet menaxhuar situata me e vijuar punën pa e ndërprerë, Lotin 3”, tha Balluku.

Ndërsa kryeministri shtoi: “Është një shembull virtual për të kuptuar atë dallimin që kanë kilometrat në varësi nga çfarë bëhet në rrugë. Njerëzit manipulohen shpesh nga një kilometër shkoi aq dhe kaq. Këtu është gjithë kjo masë gjigante volumesh që faktikisht është për disa kilometra në fushë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here