Google search engine
Home Politike Ish-deputeti i LSI-së ‘hidhet’ në sulm, nxjerr prapaskenat ‘bombë’ për Kryemadhin: E...

Ish-deputeti i LSI-së ‘hidhet’ në sulm, nxjerr prapaskenat ‘bombë’ për Kryemadhin: E kam informacion nga diplomatët…

0
258

Ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica i është përgjigjur Monika Kryemadhit pas akuzave që hodhi dy ditë më parë.

Pas një takimi elektoral me ish-strukturat e gruas së LSI-në Berat, Rehovica i është përgjigjur Kryemadhit duke deklaruar se ai nuk ka kryer asnjëherë asnjë vepër të jashtëligjshme, as në Shqipëri dhe as në Itali.

“Kam një vendim gjykate të pushimit të çështjes të kërkuar nga Prokuroria dhe të pranuar nga Gjykata. Nëse ky vendim i gjykatës nuk është i barasvlefshëm me ato vendime të gjykatës që mund ti vijnë mirë zonjës Kryemadhi s’di çtë them” ka thënë Rehovica.

Më tej, ai thotë se i gjithë ai proces ka qenë një thikë pas shpine e iniciuar dhe dirigjuar nga ish-partia e tij për të mbajtur nën kontroll e në presion të gjithë deputetët e LSI-së.

Akuzave të zonjës Kryemadhi se ka qenë ajo që i ka larguar nga partia, Rehovica është përgjigjur, duke deklaruar se është ai që është larguar nga LSI-ja për shkak se për të nuk është më ajo parti që ka qenë, nuk është më partia që themeloi Ilir Meta.

Për Rehovicën, LSI ka filluar degradimin që në momentin që filloi arroganca, pabesia e mosmirënjohja. “LSI-në e ka shkatërruar paranoja por duke qenë se paranoja për mua klasifikohet si sëmundje dhe njerëzit nuk e kontrollojnë dot nuk kemi pse i vëmë gishtin apo fajin njeriu” ka deklaruar Rehovica për abc news.

Në lidhje me akuzat e Kryemadhit se ai nuk dinte të shkruante e të lexonte, Gledion Rehovica i është përgjigjur me fjalët “Unë ju siguroj që kam bërë më shumë shkollë dhe kam lexuar më shumë libra se zonja Kryemadhi dhe nuk kam blerë apo kopjuar ndonjë tezë doktorature”.

Rehovica ka deklaruar nga Berati se zonja Kryemadhi partinë e ka të trashëguar dhe të pamerituar. Për Rehovicën, Kryemadhi ka dështuar me sukses gjatë gjithë drejtimit të saj, që nga lënia e mandateve, që nga dorëzimi i bashkive e deri më sot. Ai e ka ftuar Kryemadhin në një debat të hapur publik dhe ka deklaruar se arritja më e madhe që ka deri tani Kryemadhi në drejtimin e LSI-së është vetëm “çizmja” kundër Edi Ramës.

Ish deputeti i LSI-së ka pohuar se sipas informacioneve që ai ka të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI-së janë kontaktuar nga trupa diplomatike për ti paralajmëruar që të distancohen nga zonja Kryemadhi. “Unë kam informacion që të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI-së janë kontaktuar nga trupa diplomatike që të distancohen nga zonja Kryemadhi” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here