COVID i merr jetën 35-vjeçarit te ‘Shefqet Ndroqi’, mesazhi i të riut një ditë para se të vdiste: U infektova në restorant, s’ma priste mendja

0
248

Qazim Berisha luftoi për t’i mbijetuar COVID-19, por që fatkeqësisht nuk ia doli. Një ditë përpara se ai të mbyllte sytë, arriti të dëgjonte dhe përcillte mesazhin e tij të fortë e të fundit përmes televizionit.

“Isha në punë, punoja në një restorant edhe më kapi pa e ditur fare. Kisha një ngushtim në mushkëri, në frymëmarrje dhe më pas kisha këputje. Kam një mesazh për moshën e re, duhet të ketë shumë kujdes. Mua nuk ma priste mendja dhe nuk e besoja, por është një virus shumë shumë i rëndë”, u shpreh 35-vjeçari për Report tv.

Pamjen e të rinjve, që ndoshta dhe ata si bashkëmoshatarët e tyre jashtë, diku gabuan në respektimin e masave anti-COVID, aq sa e panë veten të pafuqishëm edhe për të marrë frymë. Me vështirësinë për të folur nga aparatura e oksigjenit, i riu na tregoi se ai punonte në një restorant që ata e kanë të gjithë si familje dhe aty është prekur nga COVID.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here