Blendi Fevziu nis plazhin tek Kep Merli, hyn në ujërat e ftohta të Jonit në mes të dimrit

0
1176

Moti i ngrohtë i kësaj jave ka joshur jo pak pushues që t’i drejtohen bregdetit për të konsumuar një drekë me familjen, për të marrë rreze dielli apo edhe për të parë një peizazh ndryshe nga ditët gri që mbizotërojnë në dimër.

Gazetari Blendi Fevziu kësaj jave ka vendosur të eksplorojë jugun e Shqipërisë, ku ka postuar disa foto nga Gjirokastra dhe më pas është nisur drejt Sarandës.

Fevziu ka pozuar në Instagram tek plazhi i “VIP-ave“, Kep Merli, ku mesa duket nuk iu ka rezistuar dot ujërave të kaltra të Jonit.

Ai ka marrë me vete edhe rrobat e banjës, dhe ka hyrë në det. “Të lahesh në det më 7 shkurt”,-shkurt Fevziu, ku njofton një eksperiencë të guximshme, në ujërat e ftohta të jugut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here