Shefi i Krimeve të Gramshit, Sokol Novaku dhe familja e tij u morën sot në mbrojtje nga policia pasi janë kërcënuar përmes një mesazhi se do t’iu merrnin jetën.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ka reaguar juristi Romeo Kara, i cili denoncon se në momentin që u kërcënua familja e tij për kallëzimin e privatizimit të CEZ-it, askush nuk hetoi e jo më t’i merrnin në mbrojtje.
“Kur u kercenua familja ime, pikerisht për kallezimin e privatizimit të CEZ-it në 2017-en, as hetim nuk denjoi te beje policia dhe prokuroria e jo me të siguronin mbrojtje për femijet e mi.
Për menderen e tyre dinë të reagojne.”, shkruan Kara.










































