Mbrëmjen e sotme u raportua në media se është kërcënuar me jetë Sokol Novaku, ish-shefi i sektorit të lëndëve narkotike në drejtorinë e Elbasanit
Në mesazhin kërcënues që i kanë dërguar shkruhej: “..Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen, do të djegim të gjallë. Kena për të q* robt, i ke ditët e numërume.”
Mësohet se Novaku ka depozituar dy ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë.








































