Është bërë publike fotoja e G.Qarrit, i cili mbeti i vdekur mbrëmjën e kësaj të shtune, pas një atentati që u bë ndaj tij.
Persona të paidentifikuar qëlluan drejt viktimës në lëvizje me një mjet tip Toyota dhe më pas u larguan. Makina e dyshuar si e përdorur në krim u gjend e djegur pranë pyllit të Sodës.
Në vendngjarje u gjetën shumë gëzhoja, ndërsa bëhet me dije se ai është qëlluar me breshëri deri sa ka mbaruar karikatori.
Ai njihej si një tregtar kondicionerash në qytetin e Vlorës, ndërkohë, sipas burimeve, ai ka qenë i dënuar me 15 vite burg në Itali për trafik drogë, nga të cilat ka kryer vetëm 11.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme pranë Bibliotekës së Vlorës, në një orar kur lëvizja e njerëzve është e konsiderueshme.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kreh zonën në mënyrë që të gjejë prova në lidhje me autorët e dyshuar.









































