Google search engine
Home Aktualitet Vrasja 42-vjeçarit në Fier, makina që u përdor për atentat ishte vjedhur...

Vrasja 42-vjeçarit në Fier, makina që u përdor për atentat ishte vjedhur në Greqi, dyshohen të përfshirë 3 persona

0
273

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit Sh. K., katër ditë më parë në Fier. Mësohet se makina tip “Range-Rover” me të cilën dyshohet se udhëtonin autorët dhe që u gjet e djegur pak metra larg vendngjarjes, rezulton e vjedhur disa muaj më parë në Greqi. Ndërsa dyshohet të kenë qenë 3 persona të përfshirë në këtë atentat vrasje. Nga ana tjetër, gjithashtu mësohet se makina tip “Range Rover” të cilës iu vu flaka, rezulton të ishte me targa greke të rregullta, ndërsa policia nuk ka zbuluar ende se si u fut në territorin shqiptar. Ndërkohë dy ditë më parë, policia e Fierit ka sekuestruar në Kamëz një automjet tip “Audi” për të cilin dyshohet se autorët janë larguar pasi dogjën “Range Roverin”. Sipas burimeve, mjeti është kapur dhe filmuar nga kamerat e sigurisë që policia ka mundur të sekuestroj. Ndërsa në komisariat është shoqëruar edhe pronari i makinës në të cilën ishte e regjistruar. Ai mësohet të ketë deklaruar se makinën e ka shitur tek një tjetër person në Kamëz pa një akt noterial. Pas deklaratës është lënë sërish i lirë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim personin që i është shitur makina. Ndërkohë, kontrollet për persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje janë kryer edhe Durrës, periferitë e Fierit dhe në disa zona të Vlorës. Ndërsa theksojmë sërish se bëhet fjalë për 3 persona që janë në kërkim nga policia të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 42-vjeçarit të identifikuar me iniciale Sh.K. Zyrtarisht autori i ngjarjes nuk është identifikuar. Ndërsa referuar ngjarjes, nga hetimet e deritanishme duket se vrasësit kanë qenë shumë të përgatitur sepse plumbin e parë 42-vjeçari e mori në kokë, detaj që jep garanci për eliminimin e shënjestrës. Dyshimet e para flasin për autorë të paguar nga hakmarrësit e Kastratit edhe pse hetime po bëhen në lidhje me aktivitetin e tij në Fier dhe Vlorë.

Ngjarja
Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin 1 shkurtit në fshatin Sheq të Fierit, teksa 42-vjeçari i identifikuar me iniciale Sh. K., mbeti viktimë, si pasojë e një atentati me armë zjarri. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur konkretisht rreth orës 10:30, teksa 42-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” në momentin që është qëlluar me armë zjarri nga një person tjetër, i cili po ashtu ishte duke lëvizur me një mjet tip “Range Rover”. Njëri plumb e goditi direkt në kokë kurse plumbi i dytë i përshkoi krahun, por megjithatë ekspertët e policisë e gjetën me cigare në dorë. Ky i fundit. pas atentatit i cili nga lëvizjet mesa duket ka qenë i planifikuar dhe mirë menduar, është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa pak metra larg, konkretisht tek vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”, autori i dyshuar i këtij krimi ka djegur mjetin brenda së cilës është gjetur edhe një armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur për vrasjen. Nga të dhënat e para gjithashtu dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është hakmarrja. Kjo pasi 42-vjeçari rezulton me precedent penale, por ende nuk ka një informacion të sigurt pasi ngjarja është duke u hetuar. Ndër të tjera mësohet se makina ku u ekzekutua 42-vjeçari Sh.K., ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty. Theksojmë sërish se, personi në fjalë është qëlluar me dy plumba, ndërsa trupi mësohet të ketë qëndruar brenda në makinë për gati 1 ore. Po ashtu burime të tjera bëjnë me dije se viktima është vëllai i personit me iniciale K. K., të cilit i është bërë atentat më 8 janar të 2016-ës. Ai dyshohej për gjobë-vënie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here