Google search engine
Home Sport Vllaznia në provën e “zjarrit” për titull/ Laçi pengesa e fundit që...

Vllaznia në provën e “zjarrit” për titull/ Laçi pengesa e fundit që mund të frenojë marshimin e shkodranëve

0
347

Kampionati luan këtë fundjavë ndeshjet e xhiros së fundit të fazës së dytë, që korrespondon me gjysmën e kampionatit. Teorikisht Vllaznia është kampione dimri, pasi ka diferencë me ndjekësit, por ajo është në pozita të tilla që ka qetësinë e duhur për të përballuar garën me efektivitet. E thënë ndryshe, Vllazia me 9 pikë para ndaj ndjekësve ka një avantazh të ruajë epërsinë në garë. Ia ka dalë me shumicën e skuadrave rivale, përfshi Teutën, Tiranën, Partizanin e Kukësin. I mbetet ta tregojë veten edhe ndaj një rivali jo të dobët, përkundrazi, “maces së zezë” të Superligës, Laçit, një skuadër që këtë edicion është në garë për titullin kampion. Ky do të jetë një duel direkt, por si përjetohet ai tek Vllaznia? Të gjithë janë entuziastë, përfshi trajnerin Tomas Bërdariç, por edhe lojtarët dhe stafin teknik e drejtues.

Laçi ka shansin të bëjë “macen e zezë” edhe përballë Vllaznisë

Java e 18-të e Superios hapet këtë të premte me sfidën më të rëndësishme, Vllaznia-Laçi, që do të zhvillohet në orën 18:00. Në “Loro Boriç” takohen dy skuadrat me ambicie të mëdha, edhe pse duhet pranuar diferenca prej 10 pikësh dhe faktori fushë ndoshta favorizon shkodranët. Trajneri i kuqebluve, Bërdariç, në prononcimin për këtë sfidë, u shpreh me optimizëm edhe për faktin se koha është përmirësuar dhe terreni do të jetë i përshtatshëm. “Kemi shumë energji për nesër. Jemi të përgatitur të japim maksimumin kundër Laçit. Mendoj se tri ndeshjet e fundit kanë qenë të afërta dhe terrenet shumë të vështira. Nesër luajmë në shtëpi dhe shpresoj të mos bjerë shi”, theksoi trajneri Bërdariç. Më tej trajneri i skuadrës shkodrane foli për mungesën e Krymit, për të cilin tha që ka alternativë zëve4ndësimi, si dhe për disfatën e fazës së parë kundër Laçit. “Kemi një alternativë tjetër. Të gjithë janë këtu dhe të gatshëm, do të japin më të mirën. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe duhet të jemi të përgatitur. Humbja në fazën e pare? Jemi në një pozicion komod, të cilin e kemi merituar. Duhet të shohim përpara. E dimë se çfarë duhet të bëjmë për ta fituar ndeshjen. Kemi humbur në ndeshjen e parë, por kemi nxjerrë mësime”, shtoi trajneri i ekipit kuqeblu.

Jonuzi: Presioni është tek Laçi, Vllaznia s’e lëshon kreun

Fjoart Jonuzi konsiderohet një nga bastet e fituara të Vllaznisë në këtë sezon. Futbollsiti ishte larguar nga Superiorja se nuk po gjente hapësira në futbollin tonë, tani është kthyer si protagonist kryesor me shkodranët, duke i ndihmuar që të marrin kreun e renditjes në Superiore, një pozicion i cili sipas tij duhet të heqë trysninë nga ekipi dhe t’ua kalojë kundërshtarëve të cilët janë të detyruar të ndjekin kuqeblutë. Para sfidës ndaj Laçit, skuadër ku ai ka luajtur për disa vite, Jonuzi ka bërë të qartë se humbja e fazës së parë ishte thjesht çështje fati, pasi në Shkodër, Vllaznia do të ishte ndryshe. “Nuk është se bëmë ndeshje të keqe në fazën e parë, kishim rastet tona. Pësuam një gol në fund dhe ishte çështje fati. Këtu është ndryshe, luajmë futboll më të hapur. Është fushë më e madhe dhe kam besim se do të marrim një rezultat pozitiv. Krymi është mungesë e rëndësishme, u mësuam me të e Markun. Nuk është problem kush e zëvendëson, thjesht duhet të mendojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin e të marrim rezultat pozitiv”, theksoi a. Më pas Jonuzi flet për pozitat e Vllaznisë, që i lejojnë asaj të ketë pritshmëri të mira, rezultatet i japin qetësi për vazhdimësinë dhe e bëjnë atë pretendente kryesore në garën për titull. “Jemi të parët dhe duam patjetër fitoren. Laçi ka besim dhe vjen për fitore, gjithsesi ne jemi të parët dhe nuk është se ia kemi frikën. Thjesht do të luajmë futboll, siç kemi bërë ndeshjet e mëparshme. Kam shumë besim se do të marrim rezultat. Ndeshje përcaktuese? Ka shumë ndeshje, nuk mund të them se është përcaktuese. Jemi +9 pikë, nuk duhet ta marrim me presion. Jemi më komod, atyre u duhet me çdo kusht fitorja, nëse duan të na kapin ose të ngushtojnë diferencën”, shtoi më tej Jonuzi në konferencën për shtyp para gazetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here