Google search engine
Home Aktualitet U ekzekutua në derën e shtëpisë, shifra marramendëse e parave që kërkojnë...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, shifra marramendëse e parave që kërkojnë familjarët e Artan Cuku si dëmshpërblim, sipas ekspertizës kjo është shuma që do i paguajë shteti familjes. Zbardhet kur do të mbahet seanca

0
320

Familjarët e komisarit Artan Cuku, i cili u vra në 8 prill 2017, kanë paditur në Gjykatën Administrative, Drejtorinë e Përgjithshme të  Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Ekonomisë, pasi kërkojnë dëmshpërblim material dhe moral, si dhe drejtësi, pasi sipas tyre urdhëruesi i krimit është ende pa vendim.

Ata kërkojnë një dëmshpërblim prej 1 milion eurosh. Seanca është caktuar të mbahet ne gjykaten Administrative më 8 shkurt.

Sipas ekspertizës shteti duhet t’u paguajë familjarëve 1 mln euro.

Kryekomisari Artan Cuku u vra nga dora e krimit në 8 prill 2017, në rrugën e Kosovarëve në Tiranë, aty dhe ku banonte. Porositësi i vrasjes së tij është Bledar Jambelli, i arrestuar po ashtu në Greqi. Ndërkaq, është arrestuar më herët vrasësi Mikel Shallari, i cili po vuan dënimin. 

Mikel Shallari i ka treguar hetuesve se Jambelli ka paguar për vrasjen e kryepolicit pasi është arrestuar në 2012 nga Cuku, kohë kur mbante postin e Drejtorit të Policisë së Vlorës. Jambelli pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes.

Gjithashtu, në pranga fillimisht ka rënë dhe Kristaq Leci, sepse është personi që ndërmjetësoi mes porositësit dhe vrasësit të Cukut. Por si Leci dhe Jambelli janë liruar nga autoritetet e drejtësisë greke. Procesi për ta po vijon në gjykatën e Tiranës, por për shkak të pushimeve ishte ndërprerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here