“Ti je lesbike”, Enca Haxhia: Do doja shumë të isha, meshkujt ta shpifin…

0
327

Këngëtarja Enca Haxhia ka zhvilluar së në rrjetin e saj social një ‘mini-intervistë’ ku i ka kthyer përgjigje disa pyetjeve të fansave të saj.

Ndjekësit e saj i kanë treguar thashethemet që kanë dëgjuar për të, dhe këngëtarja tregoi nëse ishin të vërteta apo jo.

Njëri prej ndjekësve e ka pyetur nëse është lezbike, ndërsa enca nuk e ka kursyer përgjigjen.

“Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë shpresoj shumë të isha, sepse meshkujt ta shpifin. Por nëse do të isha, ju të gjithë e dini se unë jam e hapur dhe e sinqertë mjaftueshëm që të isha e para për ta pranuar. Shumë dashuri për komunitetin”, u përgjigj Enca.

Ndërsa një tjetër e ka pyetur nëse ka kryer ndonjëherë operacione plastike.

“E gabuar. E gjitha nëna natyrë”, shkroi artistja.

Pyetjes nëse do të bëhet nënë Enca iu përgjigj me “Po”, duke shtuar se kjo nuk është në planet e saj të afërta. Gjithashtu, Haxhia pranoi se vazhdon të jetë single.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here