Google search engine
Home Politike Programi i PD për rininë, Basha: Po humbim një brez të tërë....

Programi i PD për rininë, Basha: Po humbim një brez të tërë. Ose fiton Shqipëria, ose…

0
275

Partia Demokratike ka prezantuar këtë të premte pikat e programit të saj për rininë, ku kreu demokrat Lulzim Basha tha se po humbim një brez të tërë. Ai u shpreh se janë 94% të të rinjve që studiojnë jashtë të cilët nuk duan të kthehen në Shqipëri.

“Ne do të zgjidhim çështjen e papunësisë, do të ulim emigrimin e rinisë, do të rrisim cilësinë e arsimit. Më shumë besim dhe mundësi për të ardhmen e rinisë këtu. Ne do ta vendosim INOVACIOININ në krye të listës së përparësive. 9 në 10 prej studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të fitojnë financim 100% të tarifave për bachelor dhe master. 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit. Do të krijoj 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend”, u shpreh ai.

Ose do të fitojë Shqipëria ose një njeri i vetëm tha Basha duke shtuar se e gjithë rinia e ka mundësinë që më 25 prill të dëshmojë që nuk pranon të jetë një brez i humbur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here