Ndryshon moti, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët

0
328

Temperatura pranverore kanë përfshirë rajonin tonë ndërsa i ftohti ekstrem gjendet thellë në veri të Rusisë duke bërë progres në drejtim të Skandinavisë dhe Britanisë së Madhe. I ftohti shtrihet deri në kufijtë e Rumanisë në lindje dhe ka filluar të depërtojë në Gjermaninë veriore, Poloni dhe Ukrainë.

Tek ne, temperatura pranverore dhe rreze diellore sikur në Prill dhe kjo do të zgjasë edhe nesër dhe pasnesër me ngritje të mëtutjeshme të temperaturave. Herë pas here do të ketë edhe vranësira që do të paraqesin obstruksion për rrezet diellore por do të mbetet ngrohtë.

Nga e diela vonë dhe e hëna rifillojnë reshjet e shiut dhe erërat jugore tek ne. Vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në Shqipëri edhe intensive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here