Sot u shënuan 15 viktima nga koronavirusi dhe 1089 raste të reja nga 4270 testime që u realizuan gjatë 24 orëve, ndërsa 585 janë të shëruarit. Por përpos rritjes së numrit të infektimeve shifrat kapërcyen edhe te të shtruarit në spitalet COVID.
Dje ishin 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar, ndërsa sot në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, pra 15 më shumë se 24 orët e kaluara, 27 janë në terapi intensive, 9 më shumë se dje nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar, +8 krahasuar me të enjten.
Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë që të mos bëjë sehir por të hartojë një strategji të re për të përballuar pandeminë nga koronavirusi, që po vijon që të marrë jetë cdo ditë e më shumë.
Ndërkohë që prej datës 11 janar ka filluar vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve në spitaleve COVID.