Google search engine
Home Politike Zgjedhjet, ja 80 emrat e parë të PD-PS që pritet të futen...

Zgjedhjet, ja 80 emrat e parë të PD-PS që pritet të futen në listat fituese, Basha afron të besuarit, Rama me prurje të reja

0
342

Rreth 80 emra nga radhët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste duket se e kanë të sigurt kandidimin në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gazeta ka bërë një renditje të politikanëve që janë më protagonistë dhe më aktivë publikisht, ku bie në sy fakti se përveçse rezultojnë shumë figura nga deputetët aktualë, ka edhe prurje të reja, të cilët pas zgjedhjeve të 25 prillit do të vishen me kostumin e ligjvënësit. Po kush janë 80 gladiatorët socialistë dhe demokratë që do të kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet e të dielës së fundit të prillit në të 12 qarqet e vendit? Kështu gazeta ka siguruar të dhënat e plota, ku kryedemokrati Lulzim Basha do të paraqitet para qytetarëve të Qarkut të Tiranës me një listë, e cila prihet nga vetë lideri demokrat, ndërsa pjesa më e madhe është e mbushur me besnikët e tij, si ish-deputetët Jorida Tabaku, Grida Duma, Albana Vokshi, Agron Shehaj apo edhe aleati i tij tradicional, kreu i LZHK Dashamir Shehi. Po ashtu edhe pse Basha nuk është prononcuar ende, në listën ftuese të Tiranës pritet të vendoset edhe ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe disa prurje të reja që duhet theksuar se janë edhe të pozicionuar afër Bashës, si kreu i FRPD, Belind Këlliçi; eksperti i Ekonomisë, Dorian Teliti; zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa; futbollisti Andi Lila apo eksperti i Financave, Alfred Rrushaj.

Rama me prurje të reja

Por nga ana tjetër, PS pritet që të dalë para qytetarëve të Qarkut të Tiranës me emra të njohur “veteranësh”, pasi shumica e kandidatëve për deputetë që janë parë tashmë publikisht në fushatë kanë qenë ligjvënës, duke filluar nga dy kryetarët e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati, deri tek nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi; ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj; ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu; ministri i Diasporës, Pandeli Majko apo edhe anëtarët e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dhe Ulsi Manja, si dhe sekretari Organizativ, Arben Pëllumbi. Ndërkohë në listën e Qarkut të Tiranës të siguruar nga gazeta, PS pritet të hedhë në fushën e betejës së 25 prillit edhe emra të rinj, pra që nuk kanë qenë deputetë gjatë legjislaturës së fundit 2017-2021, si ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministra e Energjisë, Belinda Balluku, apo edhe zv/ministri i Transporteve, Etjen Xhafaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Alqi Bllako. Pra, deri më tani po t’u bësh një skaner 32 kandidatëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, bie në sy fakti se mes emrave që pritet të vihen në listën fituese, ka të besuar të kryetarëve të partive respektive, si dhe figura të njohura, por edhe prurje të reja.

Ja disa nga kandidatët e PS-PD për qarqet e tjera

Më tej sipas renditjes së bërë nga gazeta, në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste pritet të ketë kandidatë në listën fituese emra si kryeministri Edi Rama, ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi; ish-ministri i Transporteve, Lefter Koka, apo edhe prurje të reja si drejtuesi politik i këtij qarku, kreu i OSSH, Ardian Çela. Ndërsa Partia Demokratike pritet të ketë në listën e saj fituese emra të njohur si drejtuesi politik i këtij qarku, njëherësh nënkryetari i PD, Edi Paloka; ish-bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi apo kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Ndërkohë në Qarkun e Vlorës, Partia Socialiste pritet të ketë kandidatë në listën fituese emra si kryeministri Edi Rama, duke qenë se krerëve të partive referuar Kodit të ri Zgjedhor iu lejohet kandidimi në plotë katër qarqe, e më pas në këtë qark pritet të ketë edhe emra të njohur si drejtuesi politik, Damian Gjiknuri; ministrja e Financave, Anila Denaj apo edhe deputeti aktual, Alket Hyseni. Ndërsa Partia Demokratike pritet të ketë në listën e saj fituese emra të njohur si drejtuesi politik i këtij qarku, njëherësh ish-ministër dhe ish-kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Ndërkaq, në qarkun e Elbasanit Partia Socialiste pritet të ketë kandidatë në listën fituese emra si drejtuesi politik dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, ministrja e Arsimit, Evis Kushi apo edhe prurje të reja si vajza e ish-prokurorit të vrarë, Albana Hana. Ndërsa Partia Demokratike pritet të ketë në listën e saj fituese emra të njohur si drejtuesi politik i këtij qarku, njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ish-deputeti Luçiano Boçi apo edhe Dashnor Sula, i cili është një emër i njohur dhe ka qenë më herët deputet në disa legjislatura nën siglën e PD. Më tej sipas renditjes së bërë nga gazeta, në qarkun e Fierit, Partia Socialiste pritet të ketë kandidatë në listën fituese emra të njohur si Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreu i PS Fier, njëherësh zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi; zv/kryeministri Erion Braçe, apo deputeti aktual Bashkim Fino. Ndërsa Partia Demokratike pritet të ketë në listën e saj fituese emra të njohur si drejtuesi politik i Qarkut Fier, Enkelejd Alibeaj.

12 drejtuesit politikë të PS në qarqe

1.      Qarku Tiranë, Erion Veliaj

2.      Qarku Kukës, Safet Gjici

3.      Qarku Shkodër, Ilir Beqaj

4.      Qarku Dibër, Olta Xhaçka

5.      Qarku Lezhë, Lindita Nikolla

6.      Qarku Durrës, Ardian Çela

7.      Qarku Fier, Gramoz Ruçi

8.      Qarku Elbasan, Taulant Balla

9.      Qarku Korçë, Niko Peleshi

10.  Qarku Berat, Blendi Klosi

11.  Qarku Vlorë, Damian Gjiknuri

12.  Qarku Gjirokastër, Bledi Çuçi

Ja 80 emrat e parë të PD-PS që pritet të futen në listat fituese

Qarku Tiranë, PS

1.      Ervin Bushati

2.      Arben Pëllumbi

3.      Elisa Spiropali

4.      Sadri Abazi

5.      Ulsi Manja

6.      Arben Ahmetaj

7.      Belinda Balluku

8.      Ogerta Manastirliu

9.      Vasilika Hysi

10.  Klotilda Bushka

11.  Pandeli Majko

12.  Etilda Gjonaj

13.  Fidel Ylli

14.  Xhemal Qefalia

15.  Etjen Xhafaj

16.  Plarent Ndreca

17.  Alqi Bllako

18.  Blerina Gjylameti

Qarku Tiranë, PD

1.      Lulzim Basha

2.      Sali Berisha

3.      Dashamir Shehi

4.      Aldo Bumçi

5.      Jorida Tabaku

6.      Alfred Rrushaj

7.      Grida Duma

8.      Agron Shehaj

9.      Albana Vokshi

10.  Belind Këlliçi

11.  Flamur Noka

12.  Dorjan Teliti

13.  Ina Zhupa

14.  Andi Lila

Qarku Durrës, PS

1.      Edi Rama

2.      Ardian Çela

3.      Milva Ekonomi

4.      Eglantina Gjermeni

5.      Lefter Koka

Qarku Durrës, PD

1.      Edi Paloka

2.      Oerd Bylykbashi

3.      Agron Duka

Qarku Elbasan, PS

1.      Taulant Balla

2.      Evis Kushi

3.      Anastas Angjeli

4.      Albana Hana

Qarku Elbasan, PD

1.      Gazment Bardhi

2.      Luçiano Boçi

3.      Dashnor Sula

Qarku Shkodër, PS

1.      Paulin Sterkaj

2.      Ilir Beqaj

Qarku Shkodër, PD

1.      Helidon Bushati

2.      Nard Ndoka

Qarku Kukës, PS

1.      Arjola Demiri

Qarku Kukës, PD

1.      Flamur Hoxha

Qarku Lezhë, PS

1.      Lindita Nikolla

Qarku Lezhë, PD

1.      Mark Marku

Qarku Dibër, PS

1.      Olta Xhaçka

2.      Reme Lala

Qarku Dibër, PD

1.      Dhurata Çupi

2.      Flamur Çollaku

Qarku Berat, PS

1.      Blendi Klosi

2.      Ermonela Felaj

3.      Adnor Shameti

4.      Nasip Naço

Qarku Berat, PD

1.      Tomor Alizoti

Qarku Fier, PS

2.      Gramoz Ruçi

3.      Petro Koçi

4.      Bashkim Fino

5.      Erion Braçe

Qarku Fier, PD

1.      Enkelejd Alibeaj

Qarku Korçë, PS

1.      Niko Peleshi

2.      Eduard Shalsi

Qarku Korçë, PD

1.      Edmond Spaho

2.      Andrea Mano

3.      Vangjel Dule

Qarku Gjirokastër, PS

1.      Blendi Çuçi

2.      Artemis Malo

3.      Mirela Kumbaro

Qarku Gjirokastër, PD

1.      Dashamir Aliko

2.      Tritan Shehu

Qarku Vlorë, PS

1.      Damian Gjiknuri

2.      Anila Denaj

3.      Alket Hyseni

Qarku Vlorë, PD

1.      Bujar Leskaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here