Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dha dënimin me 128 vite burg për 17 personat që akuzohen si të përfshirë në laboratorin e heroinës që u gjet në Has në 2018.
Yuri Kim shkruan:
“Bazuar në informacionin nga SH.B.A., SPAK ndoqi me sukses një organizatë të madhe kriminale, duke rezultuar në burg për 17 trafikantë droge dhe konfiskim të pasurive prej 5 milion €. Shpresojmë të shohim SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”









































