Google search engine
Home Aktualitet Plas keq sherri me thika mes të rinjve në Berat, plagoset rëndë...

Plas keq sherri me thika mes të rinjve në Berat, plagoset rëndë një person

0
307

Një 21-vjeçar me inicialet R.B., është arrestuar nga Policia e Beratit pasi gjatë një sherri për motive të dobëta ka plagosur me thikë një 34 vjeçar.

Sipas Policisë, i plagosur rëndë nga goditjet me thikë ka mbetur 34-vjeçari me inicialet F.K.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 21 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës (thikë) në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat”, njofton Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here