Një person ka humbur jetën pasi u përplas nga një mjet teksa ishte duke udhëtuar me motoçikletë.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, në afërsi të fshtati Dëshiran.
NJOFTIMI
Belsh/ Informacion paraprak
Në askin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volksëagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin S. B., banues në fshatin Dëshiran.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçiklet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimore ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktu të aksidentit.









































