Një situatë e pazakontë ka mbërthyer Barcelonën, e çështja lidhet medoemos me lojtarin më të mirë në botë, Lionel Mesin, i cili ndodhet sërish në qendër të vëmendjes, si pasojë e publikimit të kontratës së tij konfidenciale me klubin blaugrana në një të përditshme spanjolle. Tashmë ai është në shënjestër, pasi ka fituar shuma të mëdha parash, të cilat mund të jenë objekt i sanksioneve tatimore në një moment të dytë. hetime gjithandej, por duket se Mesi e ka marrë vetë stafetën e zbardhjes së situatës, duke kallëzuar tek hetuesit 5 drejtuesit e lartë të klubit si të dyshuar për daljen në “treg” të kontratës konfidenciale që ka me klubin e Barcelonës. Kështu, Lionel Mesi ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjorë pas zbulimit të detajeve të kontratës së tij nga gazeta “El Mundo”. Sipas burimeve pranë përfaqësuesve të tij ligjorë, futbollisti argjentinas do të paraqesë një ankesë penale kundër pesë personave që ai i konsideron të dyshuar për zbulimin e dokumentit privat në gazetën madrilene, një fakt që përbën një krim. Ata janë Josep Maria Bartomeu (ish-presidenti i Barçës), Carles Tusquets (presidenti aktual i Komitetit të Menaxhimit), Jordi Mestre (ish-nënkryetari për çështjet sportive), Oscar Grau (CEO i klubit) dhe Roma Punti (shefi i shërbimeve juridike të Barçës). Të gjithë këta persona kanë patur qasje në dokumente e për rrjedhojë janë të dyshuarit kryesorë për servirjen e kontratës gazetës “El Mundo”, e cila gjithashtu do të paditet për publikimin e saj, ndërkohë që ajo ishte konfidenciale. Interesant fakti që vetë klubi i Barcelonës, më konkretisht Komiteti i Menaxhimit, ka kërkuar të fillojë një hetim i brendshëm në përpjekje për të sqaruar detajet e incidentit. Ndërkohë, telashet për Leo Mesin janë edhe të natyrës së jashtme,që kanë të bëjnë me imazhin e tij dhe konkurrencën me rivalët për “flamurin” e futbollistit më të mirë në botë, sidomos për listën e golashënuesve më të mirë të historisë. Dhe rivaliteti kryesor është me Kristiano Ronaldon, i cili, pas ndeshjes së fundit, ka vijuar të thellojë rekordet e tij si golashënues. Portugezi është bërë zyrtarisht të martën mbrëma golashënuesi më i mirë në histori të futbollit. “CR7” me dy golat kundër Interit kapi shifrën e 763 golave në karrierë, një më shumë se Bican dhe Pele (762).Por ku renditet rivali i tij, Lionel Mesi?33-vjeçari argjentinas nuk është edhe larg CR7, teksa duhet theksuar se është pothuajse dy vite më i ri se portugezi. Mesi aktualisht renditet i pesti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të futbollit. Deri më tani ai ka shënuar 721 gola në karrierë dhe synon fillimisht të zë dhe kaloi Romarion që numëron 740 gola, dhe më pas Bican (762), Pele (762) dhe pse jo Ronaldo, gjithmonë nëse var më herët atletet. Mesi i sezoneve të kaluara tashmë do të ishte edhe më pranë këtyre të lartpërmendurve, por gjërat kanë ndryshuar këtë sezon, pasi ai numëron vetëm 16 gola, diçka e pazakontë pasi dikur në muajin shkurt numëronte së paku 30. Problemet me klubin dhe dëshira për t’u larguar, edhe pse nuk u lejua, ka bërë që të bjerë rendimenti i 33-vjeçarit.








































