Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar lëvizjes e anëtarëve të saj drejt PS, si Gledion Rahovica, Nasip Naço dhe Lefter Koka.
E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se LSI është partia e lëvizjes, ndërsa theksoi se ata s’kanë lexuar një fjalim në parlament
edhe kur ja kanë bërë gati.
Kryemadhi: LSI aty qëndron njerëzit ikin dhe vijnë. Nuk janë themelues të LSI. Janë disa gjëra të ndryshme. Janë konjuktura
politike që siç themi ne me një listë apo dy lista. Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës me çështje konjukturash. Sot është dita
për të ofruar programe, ide, kurse këta që ikën s’kanë qenë asnjëherë pjesë e programit. Kur s’kanë lexuar një fjalim në parlament edhe kur
ja kanë bërë gati. Duhet të jemi shumë ‘fair’ me njerëzit dhe me veten tonë që LSI është një forcë që për hir të së vërtetës është dominuar nga të rinjtë.








































