Google search engine
Home Politike Erion Veliaj sulmon Florenc Hoxhën: Në 25 prill, çdo rrugaç i SHQUP-it...

Erion Veliaj sulmon Florenc Hoxhën: Në 25 prill, çdo rrugaç i SHQUP-it do marrë atë që meriton

0
214

Kryebashkiaku Erion Veliaj sulmon ish-drejtorin e Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha, pasi mbrëmjen e djeshme ky i fundit ka rrahur një mbështetës të Partisë Socialiste.

Veliaj shkruan se do të bëjë çmos që në 25 prill “çdo rrugaç i SHQUP-it” të marrë atë që meriton. “Do bejme çmos, qe ne 25 Prill, çdo rrugaç i SHQUP-it te marre ate qe meriton, humbjen me te thelle me vote ne nje Kryeqytet qe nuk e mbeshtet dhunen, gjumin e rrugaçerine”, shkruan kryebashkiaku.

Ky reagim i tij vjen pasi ish-drejtori i Policisë Bashkiake kur kryetar ishte Lulzim Basha, është shprehur për sherrin se “i jepte gjithkujt atë që meritonte”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here