Google search engine
Home Aktualitet Djegia e makinës së punonjësit të hipotekës në Vlorë, flet e motra...

Djegia e makinës së punonjësit të hipotekës në Vlorë, flet e motra dhe zbulon konfliktin që ‘i mundon’ prej kohësh

0
283

Motra e Ermal Hoxhës, punonjësit të hipotekës që iu dogj makina në Vlorë ka folur në lidhje me ngjarjen.

Zamira Hoxha thotë se dyshojnë se mjeti mund të jetë djegur për motive që lidhen me profesionin e të riut, por pa përjashtuar pistën e konflikteve familjare.

Sipas saj shkak mund të jetë bërë beteja ligjore e saj për kujdestarinë e fëmijëve, pasi ajo përballet në gjykatë për të zgjidhur ligjërisht martesën.

“Nuk kemi marrë kërcënime. Ishte ora rreth 3 e mëngjesit, dëgjova borien e makinës dhe dola jashtë të shihja se çfarë ndodhi. Dal përjashta dhe makina kishte marrë flakë nga ana e shoferit, nuk ishte flakë e madhe. Njoftova familjen. Vëllai nuk ka konflikte interesi, nuk ka shkelur njeri në kallo. Unë kam një proces me ish-bashkëshortin tim, kam 6 vjet dhe gjyqin e kam më 9 shkurt. Gjyqin e ngre si ide për ish-bashkëshortin tim me qëllim për të marrë djalin tim. Unë në polici e bëra me dije” – tha e motra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here