Google search engine

    Digjet makina e punonjësit të hipotekës në Vlorë

    0
    299

    Një makinë është djegur gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në Vlorë.Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kushtrimi’ në orën 03:25 ku mori zjarr makina tip ‘Toyota’ në pronësi të 32-vjeçarit Ermal Hoxha, punonjës hipoteke.

    Raportohet se zjarri që ka përfshirë makinën ka qenë e qëllimshme por nuk ka ende një njoftim nga policia. Në momentin që ajo u përfshi nga flakët, ishte e parkuar pranë shtëpisë së Ermal Hoxhës.

    “Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”,  në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë” – njofton policia.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here