Google search engine
Home Bota Baba i dy vajzave, ndërron jetë tragjikisht në vendin e punës shqiptari...

Baba i dy vajzave, ndërron jetë tragjikisht në vendin e punës shqiptari në Itali

0
311

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë të papritur.

Mediat italiane bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Besim Doçi 52-vjeç. Shqiptari punonte si saldator dhe ka humbur jetën në vendin e punës. Ai ka humbur jetën pak para pushimit të drekës.

Vdekja e tij u vu re nga përgjegjësi i ofiçinës vetëm pas pushimit të drekës, me rinisjen e punës. Ai njoftoi menjëherë urgjencën, por mbërritja e ndihmës mjekësore vetëm sa konfirmoi humbjen e jetës.

I lindur në Durrës, i ndjeri jetonte prej 25 vjetësh në Itali. Besim Doçi ka lënë pas gruan dhe dy vajza, 21 e 15 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here