Vatikan, Papa Françesku merr dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

0
341

Papa Françesku mori sot dozën e dytë të vaksinës COVID.

Duke ndjekur procedurën për vaksinimin anti-COVID, tre javë pas dozës së parë, të cilën ai e mori 13 janarin e kaluar, sot Papa Françesku u kthye në klinikën në Sallën Paul VI për të përfunduar procesin e imunizimit nga virusi.

Ai ka deklaruar se vaksinimi është “opsion etik” dhe se të gjithë duhet të vaksinohen, meqë bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e njerëzve tjerë. Vatikani aktualisht furnizohet nga vaksinat anti-COVID nga kompania Pfizer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here