Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë – Durrës.
Rama thotë se ky do të jetë një investim strategjik që pas dekadash të tëra boshllëku hap kapitullin e Rilindjes së Hekurudhës Shqiptare, me një aks prioritar që përkon edhe me vizionin e Metropolit Europian Tiranë-Durrës
“Pas më shumë 3 vjetësh projektim, procedura financimi dhe garë ndërkombëtare firmosim kontratën për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë – Durrës.
Një investim strategjik që pas dekadash të tëra boshllëku hap kapitullin e Rilindjes së Hekurudhës Shqiptare, me një aks prioritar që përkon edhe me vizionin e Metropolit Europian Tiranë-Durrës
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, firmos kontratën për fillimin e punimeve”, shkruan Rama.