Google search engine
Home Bota “Moment i vështirë”/ Ky është kryeministri i ri i Italisë, merr përsipër...

“Moment i vështirë”/ Ky është kryeministri i ri i Italisë, merr përsipër detyrën për krijimin e qeverisë së re

0
308

Pas dorëheqjes së Giuseppe Conte, Mario Draghi është personi i ngarkuar nga Presidenti i Italisë Sergio Matarella për të krijuar qeverinë e re.

Sipas mediave italiane, Draghi, ish kreu i Bankës Qëndrore Europiane, e ka pranuar me rezerva sfidën e re.

“Po kalojmë një moment të vështirë e për këtë qëllim iu përgjigja pozitivisht kërkesës”.

Kush është Mario Draghi?

Mario Draghi ka mbajtur më herët postet e Presidentit të Bankës Qëndrore Europiane dhe atë të Guvernatorit të Bankës së Italisë.

Profesor universitar, prej vitit 2005 Mario Draghi ka drejtuar Bankën Italiane e prej vitit 2011 deri më 2019 ka qënë President i Bankës Qëndrore Europiane.

Ka meritën se mundi të shpëtojë euron pas një krize të thellë financiare europiane  shkaktuar nga borxhi publik e që vuri në rrezik ekzistencën e monedhës së përbashkët europiane.

Në vitin 2012, në Londër do të deklaronte “se Banka Europiane ishte e gatshme të bënte gjithcka për të shpëtuar euron“.

Në vitin 2018 “Revista Forbes” e klasifikoi ndër 18 njerëzit më të fuqishëm të botës.

Shpresa e Presidentit Mattarella është që në këtë moment të vështirë ku ndodhet vendi, rënduar dhe nga kjo krizë qeverisëse, Mario Draghi të jetë rruga e shpëtimit për Italinë.

Mario Draghi ka deklauar publikisht se bindjet e tij politike janë për një  socializëm liberal e se është një katolik i devotshmë.

Profesori dhe ekonomisti Mario Draghi, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here