Gjashtë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë tha se ka kryer 3849 testime, prej të cilave 1007 persona kanë rezultuar pozitivë. Në 24 orët e fundit, raportohet të jenë shëruar 581 persona.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.