Një megaoperacion i zhvilluar nga Europol është finalizuar ditën ne sotme nga Interpol. Operacioni i gjërë është shtrirë në Spanjë, Greqi, Austri, Angli.
Sipas burimeve zyrtare janë sekuestruar 120 milionë euro pasuri të krijuar nga mashtrimi me kartat bankare.
Operacioni ka përfunduar me 105 të arrestuar. Gjatë këtij aksioni janë vënë në pranga edhe 4 shqiptarë. Europol ka sekuestruar 120 milionë euro pasuri deri më tani.
Një operacion ndërkufitar i koordinuar nga Europol dhe i udhëhequr nga Policia Kombëtare Spanjolle (Policía Nacional) dhe Shërbimi Sekret i SHBA rezultoi në çmontimin e një grupi kriminal të përfshirë në mashtrim dhe pastrim parash. Operacioni përfshiu gjithashtu shërbime policore nga Austria, Danimarka, Greqia dhe Departamenti i Drejtësisë në SH.B.A.
Zyrat e zbatimit të ligjit të Europol kryen më shumë se 40 bastisje shtëpish, ku u arrestuan 37 të dyshuar (2 në Austri, 11 në Greqi, 23 në Spanjë dhe 1 në MB) dhe u sekuestruan 13 makina luksoze. Veprimet pasuese çuan në ngrirjen e 87 llogarive bankare me vlerë 1.3 milion €. Mes të arrestuarve rezultojnë dhe 4 shtetas shqiptarë identiteti it ë cilëve nuk bëhet i ditur.