Elvana Gjata feston sot 34 vjetorin e lindjes së saj dhe këtë vit, me zemër të thyer. Këngëtarja publikoi disa video në Instastory ku shihej se ishte surprizuar nga prindërit e saj me lule dhe urime, por dhurata që ajo ka për veten e adhuruesit e saj, është tjetër gjë.
Pikërisht sot, Elvana Gjata ka publikuar edhe këngën e saj të re me titull “Thirr”. Por, ajo që bën përshtypje është se këngëtarja shqiptare flet për një histori të dhimbshme dashurie, për një person që Elvana e ka thirrur, e ka pritur, por që ai s’e ka dashur kurrë.
Në klip, ajo shihet e vemtuar teksa pret me një gotë verë të kuqe pranë zjarrit.
“T’kom thirr, sa zoni m’u ngjir. T’kom prit, sa shpirti m’u mpi. Se bota ime s’bën për ty. Bota ime e madhe për ty. Jeta ime është shumë për ty. Se vetëm të kam dasht, e nga ti kurrë nuk pashë asnjë shenjë, asnjë shenjë jete s’e pashë…se kurrë s’më ke dasht,”- thuhet ndër të tjera në këngë.
Të jetë një dedikim personal ky apo thjesht një këngë e radhës?








































