Google search engine
Home Politike E kritikoi për gjendjen e rrugëve, Rama nuk ia përton qytetarit :...

E kritikoi për gjendjen e rrugëve, Rama nuk ia përton qytetarit : Mos u mërzit fare. Ju demokratikasit të shtoni jetën…

0
310

Ditën e sotme është firmosur  kontrata për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë – Durrës. Lajmi u shpërnda edhe nga kryeministri Edi Rama, por komentuesit në faqen e tij në Facebook reaguan duke i kujtuar rrugët rurale dhe premtimet e tjera që bëri në vitin 2013, kur erdhi në pushtet. Me disa nga komentuesit, kryeministri replikoi.

“Kur njeriu nuk do të shikojë nuk i hyjnë në punë as katër sy, jo dy, por do ti s’do ti e para, s’jemi kujtuar mbas 8 vitesh se s’janë bërë akoma 8 vite në qeveri; e dyta, kemi 3 vite që punojmë me këtë projekt; e treta, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nuk është PD-ja që nënshkruan rindërtimin e Teatrit Kombëtar, sepse s’mban asnjë përgjegjësi përpara qorrave që e besojnë; e katërta, mos u mërzit fare sepse hekurudha do bëhet” ishte një përgjigje e tij. Nuk mungoi edhe batuta. “Ju demokratikasit jeni aq pa lidhje, sa nganjehere te shtoni jeten me humor” ishte një tjetër përgjigje e Edi Ramës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here