Pak minuta pas vrasjes që shkaktoi panik në Fier, ku një person është qëlluar në automjet duke mbetur i vrarë, pas kësaj është gjetur e djegur një makinë në fshatin Mbrostar në Fier.
Mësohet se makina është gjetur duke u djegur vetëm disa kilometra nga vendi ku u vra Sh. Kastrati. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Policia e Shtetit me anë të një njoftimi zyrtar, ku ka dhënë detajet.
“Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”, tha policia.
Pasi është qëlluar me dy plumba, mjeti Benz i viktimës ka dalë nga rruga.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Shkëlzen Kastrati, i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.
Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ngjarja që tronditi Fieri ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:40 në dalje të qytetit të Fierit. Sh. Kastrati u vra në makinën e tij.







































