Google search engine
Home Bota Ultimatumi nga BE për vaksinat anti-COVID, reagon shefi i financave të kompanisë...

Ultimatumi nga BE për vaksinat anti-COVID, reagon shefi i financave të kompanisë BioNTech

0
217

Kompania BioNtech do të ofrojë edhe 75 milionë doza të tjera vaksinash për Bashkimin Europian në tremujorin e dytë të vitit 2021.

Ky lajm është bërë i ditur sot nga shefi i financave të kompanisë, Sierk Poetting.

Poetting tha se do të përshpejtonte dërgesat e vaksinës së koronavirusit të krijuar me firmën amerikane Pfizer ndaj BE.

Dy partnerët synojnë të “rrisin dërgesat nga java e 15 shkurtit” dhe “të ofrojë numrin e dozave të premtuara në tremujorin e parë” si dhe deri në 75 milionë doza më shumë për BE për tremujorin e dytë sipas kontratës aktuale.

Deklarata erdhi pasi programi i vaksinimit të BE është ngadalësuar për shkak të mangësive të dozave – BioNTech-Pfizer së bashku me furnizuesin tjetër të vaksinave ndaj BE, AstraZeneca kanë pasur që të dy probleme në prodhimin e tyre.

Norma e vaksinimit për BE është poshtë Britanisë fqinje, si dhe shteteve të tjera si Izraeli apo SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here