Google search engine

    Panik në Fier/ E vranë me armë zjarri brenda makinës, identifikohet kush është viktima, dalin 2 pistat e dyshimta

    0
    311

    Viktima e atentatit që ndodhi paraditen e sotme në fshatin Sheq në Fier është shtetasi Sh. Kastrati. Ai dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje. Kastrati është me origjinë nga Kukësi dhe ka kaluar për çështje pune në Fier.

    Nuk dihet nëse viktima është qëlluar me armë zjarri pas aksidentit apo atij i është bërë pritë qëllimisht dhe më pas është ekzekutuar. 

    Nga fotot shihet se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Personi i vrarë ndodhet brenda mjetit të tij tip Mercedes Benz ML. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja, vendi i quajtur rrethrrotullimi i Sheqit, janë grumbulluar shumë qytetar.

    Disa prej tyre janë tronditur nga vrasja pasi kanë qenë duke kaluar aty me fëmijët. Deri tani nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

    Nga vendngjarja:

    Panik në Fier/ E vranë me armë zjarri brenda makinës,
    Panik në Fier/ E vranë me armë zjarri brenda makinës,
    Panik në Fier/ E vranë me armë zjarri brenda makinës,

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here