Google search engine
Home Lifestyle “Nuk dua ta përmend jetesën që kam bërë përpara”/ Dikur postonte foto...

“Nuk dua ta përmend jetesën që kam bërë përpara”/ Dikur postonte foto seksi, Shkëndije Mujaj flet për ndryshimin e saj drastik pas mbulimit me shami: Ishte një zgjedhje e lirë

0
997

Të gjithë e kujtojnë si vajzën provokative që postonte në rrjetet sociale foto seksi dhe topless. Mirëpo jeta e Shkëndije Mujajt ka ndryshuar pasi ajo vendosi të mbulohej me hixhab dhe t’i përkushtohej Zotit.

Ditën e sotme në një videomesazh në “Abc-në e mëngjesit”, Shkëndija u shpreh se ka qenë një zgjedhje e saj dhe se ndihet e lumtur për vendimin që ka marrë.

“Nuk dua ta përmend jetesën që kam bërë përpara, tashmë i përkas diçkaje tjetër, jam tek besimi që kam në Zot. Dhe pse nuk kam shumë eksperiencë në këtë drejtim, për mua ka qenë një zgjedhje e lirë. Nuk kam si të flas unë për mbulesën dhe të mos flas për besimin se është diçka e kotë.

Pas kësaj mbulese fshihet një besim dhe dashuri ndaj ndihem mirë. Për fat të mirë jetoj në një shtet ku nuk jam ndjerë asnjë sekondë e paragjykuar. Unë nuk e kam parë këtë eksperiencë negative. Sa i përket shoqërisë kam patur shumë komplimente, me të vërtetë jam shumë e lumtur dhe ndihem e privilegjuar.“, u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here