Google search engine
Home Politike “Kanë nisur kërcënimet për hedhje në gjyqe”/ Kryeministri Rama bën publike informacionet...

“Kanë nisur kërcënimet për hedhje në gjyqe”/ Kryeministri Rama bën publike informacionet e rëndësishme pas përfundimit të mbledhjes së PS: Ja çfarë do të ndodhë sot në darkë

0
247

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes në selinë e PS me drejtuesit politikë ka dhënë detaje se çfarë po ndodh me procesin e vaksinimit kundër COVID-19 në vendin tonë.

Rama bëri të ditur se mbrëmjen e sotme vijnë dozat e tjera të vaksinave.

“Jemi në kushtet kur kemi një kontratë direkte dhe nuk jemi në dorë të mekanizmave institucional të BE. Nuk jemi në dorë as të mekanizmit të COVAX, që edhe aty problemi është i jashtëzakonshëm, pjesë e kësaj katrahure. Kanë nisur kërcënimet për hedhje në gjyqe për kompanitë nga BE. Ne kemi vetëm një spostim në kohë, pasi dozat e para të Pfizer duhet të vinin në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmim të fundit, dozat e para mbërrijnë sot në darkë. Do të vazhdojmë me faza. Jemi shumë afër një marrëveshje përfundimtare me Astrazencën, po vazhdojmë kontaktet me disa vende. Janë 3 shtete që vazhdojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë. Për momentin mund ta them pa optimizëm të ekzagjeruar se skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh, nuk ka rënë akoma. Pavarësisht se disa vonesa nuk janë të lidhura me ne. Do vazhdojmë me mjekët dhe infermierët, se kanë radhët të parët. Paralelisht do të nisim me të moshuarit. Se kam numrin e saktë se sa do të jenë dozat që do të mbërrijnë sot. Do vazhdojmë të vaksinojmë të tjerë, Muaj shkurt do të jetë një muaj me qartësi të të gjithë procesit. Sot do të vijnë doza më pak se sa ishin angazhuar në herën e parë.”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here